10.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Detajet e një vdekje të papritur – Çfarë ndodhi me Gerti Bogdanin?

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, është ndarë nga jeta këtë të mërkurë. Sipas burimeve, Bogdani ka pësuar infarkt dhe është transportuar me urgjencë për në Qendrën Spitalore Nënë Tereza Spital, por nuk ia ka dalë dot të mbijetojë.

    Në një njoftim zyrtar, Policia e Tiranës tha se Bogdani u gjet pa ndjenja, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

    Gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve, lajmin e hidhur e konfirmoi edhe deputeti i PD, Gazment Bardhi. Më pas, mbledhja u shty për një ditë tjetër.

    Reagimi i Policisë

    Policia njofton se rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është gjetur pa ndjenja Gert Bogdani i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.

    “Më datë 18.09.2024, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është gjetur pa ndjenja shtetasi G. B., 45 vjeç. Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.

    Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale“- njofton policia.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Po pinte kafe me miqtë

    Gerti Bogdani ka qenë duke konsumuar kafe në ambientet e hotelit Rogner në Tiranë, kur ka shfaqur shqetësime.

    “Kam probleme me frymëmarrjen”, raportohet se iu është drejtuar ai miqve të tij, me të cilët po pinte kafen dhe është laguar për në tualet.

    Por pasi është vonuar, miqtë e tij të shqetësuar shkuan në tualet dhe kanë hapur derën me forcë.

    Ata e kanë gjetur ish-deputetin e PD-së të shtrirë përtokë dhe i kanë dhënë ndihmën e parë. Më pas kanë lajmëruar ambulancën, por sipas dëshmitarëve është vonuar.

    Gerti Bogdani ka marrë ndihmën e parë mjekësore në ambulancë dhe më pas në QSUT, por nuk arriti që të mbijetojë.

    Kush ishte Gerti Bogdani?

    I lindur në Tiranë më 1980 dhe i diplomuar në Universitetin Politeknik të Nju-Jorkut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bogdani nis angazhimin në politikë në vitin 2005.

    Në vitin 2007, nis detyrën si sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë i PD, detyrë që mbajti deri në vitin 2019.

    Po në vitin 2007 kandidoi në zgjedhjet vendore, duke u zgjedhur kryetar i Minibashkisë numër 10 në kryeqytet.

    Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidoi në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009 dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë.

    Në vitin 2013 fiton një mandat të dytë si deputet i PD. Gjatë dy mandateve parlamentare shërben në komisionin e Integrimit Europian dhe në komisionin e Medias.

    Bogdani ishte martuar me aktivisten Edlira Çepani dhe kishte dy fëmijë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit