14.4 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Detajet tronditëse: Dy foshnje 1 dhe 6 muajsh ishin me gratë kur Dan Hutra qëlloi me breshëri. Njëra prej viktimave ishte shtatzënë

    Detaje të reja nga krimi makabër i ditës së djeshme në Tiranë.

    Në momentin që Dan Hutra është futur brenda në banesën e familjarëve të ish-bashkëjetueses në Paskuqan nuk ka biseduar me asnjë prej personave të familjes Hysa që ndodheshin aty.

    Në shtëpi ishin edhe 2 foshnja, fëmija 1 muajsh i Elena Hysës dhe autorit Dan Hutra, si dhe fëmija 6 muajsh i motrës së Elenës.

    Sipas deklarimeve, para se të niste të qëllonte me breshëri ka çuar në banak fëmijën e Elenës dhe më pas ka nisur të qëllojë.

    Shtatzënë ishte edhe viktima tjetër Hasime Dafku.

    Ajo do të përcillet për në banesën e fundit në fshatin e saj të lindjes në Kukës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit