Këngëtarja e njohur shqiptare Tuna Sejdiu ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me disa foto të publikuara nga pushimet.
Në postimin e fundit në Facebook, ajo shfaqet duke shijuar rrezet e diellit dhe detin, teksa relaksohet në një jaht luksoz.
Këngëtarja po i kalon pushimet në shoqërinë e një mikeje të saj, ndërsa fotot i ka shoqëruar me mbishkrimin: “Deti e di pjesën tjetër”.
E njohur për stilin e veçantë dhe sharmin që e karakterizon, Tuna edhe këtë herë ka ditur si ta mbajë vëmendjen e publikut, duke u shfaqur më magjepsëse se kurrë më parë.