14.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Deti u bë i kuq”, dëshmitari përlotet: Babai i vajzës luftoi me skafin, nxori trupin e saj të sakatuar!

    Ngjarja e rëndë e ndodhur në Himarë këtë të martë, ku 7-vjeçarja Jonada Abazi humbi jetën pasi u godit nga skafi, tronditi mbarë opinionin publik.

    Erind Çelmeta, dëshmitar në vendin e ngjarjes, në një intervistë për Euronews Albania ka rrëfyer me detaje se si skafi u afrua në breg pa kujdes, duke bërë manovra të rrezikshme.

    Sipas tij, skafi u vendos paralel me bregun duke shkaktuar frikë dhe panik te fëmijët dhe prindërit e tyre që po laheshin në breg. Ai shton se kur njerëzit filluan të bërtisnin, drejtuesi i skafit me gjakftohtësi ka bërë një manovër të rrezikshme si xhirim gomash, duke i marrë jetën vogëlushes.

    Pushuesi rrëfen se skafi kaloi edhe sipër babit të vajzës, i cili ishte me të bijën, dhe ishte pikërisht ai që nxori vogëlushen e sakatuar nga deti. Ai shton se Arjan Tase është treguar indiferent edhe pasi vrau 7-vjeçaren duke tentuar të largohet, por nuk është lejuar nga pushuesit.

    “Isha me dy miqtë e mi dhe po konsumonim një kafe rreth 10 metra larg vendit të ngjarjes, në breg të detit, kur një skaf është afruar shumë pranë bregut. Personi është afruar me skafin e tij ka qenë një skaf i madh i bardhë, me dy motor të fuqishëm dhe është afruar shumë afër bregut të detit. Bregu i detit ka qenë plot me pushues të tjerë, kanë qenë shumë fëmijë, shumë prindër të cilët ishin bashkë me fëmijët e tyre në një thellësi jo më shumë se 1 metra, shumë pranë bregut.

    Kjo është një zonë që gumëzhin nga lojërat e fëmijëve, është një zonë e frekuentuar shumë nga fëmijët. Në momentin e afrimit të gomones, personi së bashku me një grua tjetër e cila ishte me rroba banjo të zeza, po priste 5 apo 6 persona të cilët do t’i hipnin skafit. Në ato momente, pasi këta persona kanë hipur, personi ka tentuar të bëjë mbrapa, të zmbrapset nga bregu dhe në atë moment ne u alarmuan. Miku im u ngrit me vrap për të shkuar. Të gjithë pushuesit i bërtitën skafistit të ndalonte, sepse në atë momente që ai bëri mbrapa dhe u vu paralel me bregun e detit të gjithë fëmijët dhe njerëzit u lemeritën. Sepse skafi me këtë lëvizje skafi i kaloi sipër pushuesve dhe njerëzve që po notonin aty. Skafi i kaloi sipër dhe babait të vajzës.

    Të gjithë po i thoshim stop por personi nuk na dëgjoi. Ai ishte dhe momenti fatal, momenti i dytë kur paralel nga bregu i detit bëri një manovër si xhirim gomash.

    Ajo manovër u bë me shumë gjakftohtësi dhe menjëherë sa skafi filloi të bënte atë manovër shumë të shpejtë, me një fuqi shumë të madhe motorike, aty pamë që deti filloi të bëhej i kuq i gjithi. Njerëzit të gjithë vrapuan dhe tentuan ta tërhiqnin skafin drejt bregut, se ai person ishte aq gjakftohtë sa tentoi të largohej. Edhe pasi kishte goditur vajzën. Pas kësaj pashë babain që nxori vajzën, trupi i saj ishte i sakatuar. Nuk do më hiqet kurrë nga mendja ai imazh. Kjo dëshmi e imja është e njëjtë dhe me të dy miqve të mi. Babai i vajzës ishte në det, babai i vajzës luftoi me skafin. E shihnim kokën e babait që shkonte anash skafit, njëherë nga ana tjetër e skafit. Me sa pamë ne ishte babai i vajzës ai i cili e nxori”, tha ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit