20.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Dezi dhe Xhezi, motrat “gangëstere’ të Bilishtit, që ‘terrorizuan’ qytetin e vogël dhe policinë

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Bilisht, ku dy motrat Dezi Arapi 27 -vjeçe dhe Xhesika Arapi 23-vjeçe kanë prishur sipas policisë, qetësinë publike dhe më pas kundërshtuan me dhunë efektivat gjatë shoqërimit në komisariat.

    Dy motrat gjatë natës ndërsa udhëtonin me makinën e tyre kanë filluar të bërtasin nëpër qytet. Ka të dhëna se shanin dhe ofendonin qytetarët dhe dyshohet se kanë qënë nën efektin e pijeve.

    Në momentin që policia ka ndërhyrë dhe i ka shoqëruar ato, motrat nuk kanë kursyer fjalorin fyes edhe ndaj uniformave blu të komisariatit të Devollit.

    Dy motrat Arapi janë të njohura për sjelljet e tyre në qytetin e vogël të Bilishtit, ku nuk mund të kalojë pa rënë në sy paraqitja e motrave ‘gangëstere’.

    Ato kanë pasur problem edhe më pare.

    Në vitin 2018-të Deizi Arapit i kanë djegur makinën tip “Smart”.

    Hetimet në atë kohë bënë me dije se djegia e mjetit mund të ishte bërë për hakmarrje mes vajzave.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit