15.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Dhëndri i Berishës përplaset me Klodiana Lalën: Më kërko falje brenda 24 orëve, ndryshe ta tregoj unë ty

    Gazetarja Klodiana Lala ka folur për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani dhe hetimet e SPAK.

    Duke e konsideruar si një aferë korruptive, Lala u ndal te dëshmitë e deritanishme, siç ishte dhe ajo e ish-ministrit Genc Ruli.

    “Në këndvështrimin tim është një aferë korruptive për mënyrën se si janë zhvilluar procedurat. Zoti Qiriazi ish-drejtuesi i Komandës mbështetës të FA ka qenë një ndër personazhi që ka refuzuar të firmosë.

    Fatmir Mediu, Gazmend Oketa dhe Genc Ruli kanë qëndruar të ftohtë në prokurori duke thënë se gjatë gjithë kohës në lidhje më këtë ish-kompleks pretendojnë se kanë zbatuar ligjin.

    Këtu bëhet fjalë për një numër të lartë personash që priten të merren në pyetje, po ashtu edhe zoti Berisha.

    Nuk janë pyetur administratorë të kompanive. Problemi në këtë histori, është se a mundet Prokuroria e Posaçme të hetojë një histori që ka të bëjë me falsifikim dokumentesh.

    E vetmja vepër ku prokuroi mund të shtijë hetimin është pastrimi i parave, po të shohësh çfarë është ndërtuar në këtë zonë janë kulla shumë katëshe dhe do të duhet të hetohet në këtë pikë.

    Pra nëse në rastin e Inceneratorëve brenda një dite i gjithë kabineti qeveritar ka vepruar me shpejtësi, e njëjta situatë është përdorur edhe në rastin e ish-kompleksit sportiv ‘Partizani’, tha gazetarja Lala mbrëmë në emsionin Opinion.

    Pas deklaratës së Lalës, ka reaguar Jamarbër Malltezi.

    “Përgënjeshtrim: Në përgjigje të mashtrimeve të mbrëmshme të gazetares Klodiana Lala, por dhe ndonjë tjetri që si ajo shpifin me regji, i them se:

    1. Ti shpif kur krahason procesin e inceneratorëve me atë të privatizimit të objekteve të rrënuara te Partizani sepse ndonëse e di mirë skemën e inceneratorëve për të cilën ke shkruar shumë shkrime, mashtron me qëllim sipas regjisë për ngjashmëri që nuk ekzistojnë me privatizimin e kompleksit “Partizani”.

    2. Ti shpif sepse e di që tek inceneratoret po vidhet para dhe pronë publike, ndërsa këtu pronarit iu kthye prona e tij private e grabitur nga hajduti shtet komunist dhe se pronarët e tokës jo vetëm nuk morën nga shteti qiranë që i takonte me ligj, por paguan edhe 800 mijë USD të tjera për të blerë objektet e rrënuara dhe me 42 familje informale brenda!

    3. Ti mashtron me ndërgjegje sipas regjisë sepse e di se ndërkohë që inceneratorët duheshin bërë me tender publik dhe duke respektuar afatet e ligjit, ato u bënë pa tender dhe Elbasani brenda 1 ditë = 9 procedura kur duhej tender ndërkombëtar, ndërsa objektet e rrënuara të klubit që pronarët u detyruan t’i blejnë u privatizuan sipas ligjit dhe me një vonesë të tmerrshme që zgjati 3 vjet. Aferë korrputive nuk është të marrësh atë që të takon sipas ligjit, por të mashtrosh me komandë publikun për interesat e padronëve të tu, duke qenë në dijeni të plotë se po mashtron.

    4. Nëse ka 1 shkelje ajo është që sipas Ligjit shteti detyrohet të paguajë qira pronarëve të tokës derisa të përfundojë privatizimi i objekteve, ndërsa në këtë rast nuk është paguar qira ndonëse procesi zgjati 3 vjet!

    5. Ke 24 orë të kërkosh falje për mashtrimet e bëra në emisionin “Open”, dhe të sigurohesh që marrin të njëjtin mbulim mediatik, në të kundërtën do kesh mundësi ta bësh këtë në gjykatë”, shkruan anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së”, shkruan ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit