9.5 C
Tirana
E enjte, 12 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Dhëndri ishte çun mami” – flet babai i nuses që u kap “mat” nga vjehrra dhe vjehrri

    Arbeni, babai i “nuses nga Librazhdi” që u kap mat nga vjehrra me të dashurin, rrëfeu në emisionin Real People përjetimet dhe paragjykimet, 1 vit pas videos që u bë virale.

    Sipas tij, zanafilla është diku tjetër, problemet me vjehrrën dhe dhëndri që pjesën më të madhe të vitit ishte në emigrim, jo në shtëpi.

    Ai tregoi se vajza u lidh me djalin me dëshirën dhe kërkesën e njerëzve të tij, edhe pse u kishte thënë se vajzën e kishte të vogël.

    “Djali, ish-burri jetonte më shumë në emigrim, 1 muaj në shtëpi, 10 muaj në Gjermani.

    Thoshte do bëjmë letrat për në Gjermani, por si bëri asnjëherë”, tregoi Arbeni, sipas të cilit, dhëndri ishte çun mami.

    Arbeni, babai i nuses nga Librazhdi që u kap “mat” nga vjehrra me të dashurin, rrëfeu në emisionin Real People se si e kishte gjetur vajzën e vet pothuajse të zhveshur, e rrethuar nga mbi 10 burra me drurë e celularë që filmonin.

    Sipas tij, ngjarja është një inskenim i pastër pasi ka shumë pikëpyetje të cilave nuk ka arritur t’u japë dot asnjë shpjegim.

    “Më thirrën në mes të natës që të vija. Në dhomë gjej vajzën pothuajse të zhveshur, e rrethuar nga mbi 10 burra me drurë, bastunë e celularë që filmonin. Këta ishin të gjithë, atë djalin tjetër e kishin rrethuar e mbronin se mos e vrisja unë. Unë doja vetëm që të pyesja ç’lidhje kishte me vajzën, pala tjetër nuk më linte.

    Unë kam vajtur në orën 12, ajo ngjarje kishte që në orën 9. Ku e mori guximin ai të hynte njëherë? Vajza rrinte në kat të dytë, duhet të kalonte nëpër derën e atyre që jetonin në kat të parë që të shkonte, por ashtu në të njëjtin kat, përballë jetonin komshinj të tjerë.

    Kur shkova pashë që çelësat e shtëpisë ishin nga jashtë, nëse vajzë do fuste të dashurin, do e mbyllte derën, do sigurohej. Ndaj aty ka shumë pikëpyetje, është inskenim i pastër. Në video, djali është i veshur, vajza e zhveshur. Vajza ka qenë në presion, edhe sot thotë s’mbaj mend gjë”, tregoi ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit