30.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Dhëndri shëtitje me vjehrrin Berisha në Tropojë, pasi u liruan nga “arresti shtëpiak”

    Teksa Shqipëria po digjet nga zjarret, Abi Malltezi duket se po shijon lirinë në mal duke u “arratisur” me Sali Berishën.

    Siç duket në foton e publikuar, Abi Malltezi dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhen në bjeshkët e Tropojës.

    Kujtojmë se dhëndri i ish-kryeministrit u lirua nga “arresti shtëpiak” pak kohë më parë ndërsa akuzohej për privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

    Abi Malltezi dhe kryedemokrati Sali Berisha i cilësonin akuzat si hakmarrje politike e orkestruar nga kryeministri Edi Rama.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit