1.5 C
Tirana
E martë, 16 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Dhimbje në familjen e Arta Dades, shuhet nëna e socialistes së njohur

    Nëna e ish-deputetes socialiste Arta Dade është ndarë nga jeta në fillim të kësaj jave në Tiranë.

    E ndjera Zymbyle Dade, 89 vjeç do përcillet nga familja dhe të afërmit për në banesën e fundit këtë të mërkurë, datë 30.08.2023, ora 14:00 në “Sharrë”.

    Ceremonia mortore do të zhvillohet në ambientet e “Funeral Home Alba 2000” tek rruga e Dibrës, pranë Medresesë.

    Vizitat do të priten ditën e Enjte datë 31.08.2023, të premten dt. 01.09.2023, ora 10:00-13:00 dhe 17:00-20:00 në ambjentet e Hotel “Rogner”.

    Zymbyle Dade vinte nga një familje e nderuar e lidhur me Luftën. U përball me emigracionin e hershëm, pasi i ati ka qenë në Amerikë. Kur u kthye në Tepelenë, u mor me aktivitet patriotik dhe mori pjesë në mbështetje të Luftës Nacional Çlirimtare.

    I vëllai i mamasë ishte partizan i Brigades VI Sulmuese dhe shkoi deri në Vishegrad. Dy vëllezërit e tjerë ishin pjesëtarë të lëvizjes rajonale në zonën e Tepelenës. U martua me Agim Daden nga Përmeti.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit