19.5 C
Tirana
E enjte, 8 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Dhimbjen që s’ia pa askush, këngëtarja me origjinë shqiptare tregon çfarë fshihet pas buzëqeshjes së saj: Mbeta shtatzënë, por…

    Këngëtarja me origjinë shqiptare  Bebe Rexha ka reaguar me një postim emocional në rrjetin social X, pas kritikave të shumta që mori për pamjen e saj gjatë paraqitjes në Met Gala 2025.

    Artistja e nominuar për çmimin Grammy ndau me ndjekësit një rrëfim të dhimbshëm mbi betejat e saj shëndetësore, përpara se të fshinte postimin nga profili i saj.

     “Jam shumë e lodhur nga komentet për peshën time. Kam PCOS dhe përballem me infertilitet. Mbeta shtatzënë, dhe nuk funksionoi. E kam mbajtur këtë dhimbje në heshtje,” shkroi ajo. “Nuk i detyrohem askujt të vërtetën time, por ndoshta do t’ju bëjë të mendoni dy herë përpara se të komentoni trupin e dikujt.”

    Ylli i hitit “In the Name of Love”, e cila bëri debutimin e saj në Met Gala më 5 maj me një veshje të dizajnuar nga Christian Siriano, iu përgjigj gjithashtu komenteve të bëra nga reperja Azealia Banks në X, përpara se të mbyllte reagimin e saj me një mesazh për ndjekësit:

     “Tani do të vazhdoj ditën time. Ju dua, kalofshi bukur.”

    Këngëtarja ka qenë e hapur ndër vite për përballjen me sindromën e vezores policistike (PCOS), një çrregullim hormonal që ndikon në funksionimin e vezoreve të grave dhe shpesh shoqërohet me shtim në peshë, probleme fertiliteti dhe dhimbje të forta fizike. Në maj 2024, ajo ndau përmes TikTok një episod të rëndë dhimbjeje që e çoi në urgjencë.

     “Mjeku mendoi se ishte apandesit, por në fakt ishte një kist që kishte shpërthyer. Më vinte për të vjellë nga dhimbja. E vetmja gjë që më ndihmoi ishte një jastëk ngrohës,” shtoi ajo, duke u dhënë një këshillë të vlefshme edhe vajzave që përballen me të njëjtin problem.

    Pavarësisht vështirësive shëndetësore dhe kritikave të ashpra në rrjetet sociale, këngëtarja nga Neë York-u mundohet të ruajë një qëndrim pozitiv ndaj vetes dhe jetës së saj.

     “E di që kam shtuar peshë. Njerëzit kalojnë nëpër ndryshime,” shkroi ajo në Instagram në qershor 2023.

    “Nuk do të gënjej, më mërzit kur lexoj disa komente, por kjo vjen me këtë profesion. Po mësoj të mos e gjykoj veten dhe të pranoj veten, ndërsa përpiqem të bëj zgjedhje më të shëndetshme. Ajo që kam mësuar është se nuk të përcaktojnë numrat, por zemra jote.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit