Një vajzë 20-muajshe ka humbur jetën pasi u godit nga një breshër i madh gjatë një stuhie të rrallë në Katalonjë, në verilindje të Spanjës.
Foshnja ndërroi jetë të mërkurën në mëngjes në spital pasi u godit në kokë teksa ishte me prindërit, thanë zyrtarët. Presidenti i Katalonjës Pere Aragones e përshkroi aksidentin e frikshëm si një “tragjedi”.
Të paktën 40 persona të tjerë u trajtuan për shkak të lëndimeve pas stuhisë së fortë, e cila solli breshër deri në 11 centimetra në diametër, më i madhi në rajon që nga viti 2002.
Carme Vall, kryetarja e qytetit La Bisbal d’Empordà, u tha gazetarëve se shumë makina dhe ndërtesa ishin dëmtuar nga breshëri. “Breshri ra vetëm për dhjetë minuta, por ishin dhjetë minuta tmerr”, tha ajo për radion RAC1.