31.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Dhjetë shenja që tregojnë se nuk jeni më të dashuruar dhe duhet të ndaheni

    Në ditët e para të një lidhjeje, çdo gjë duket emocionuese: mesazhe pafund, telefonata, takime romantike dhe dëshira për të kuptuar sa të shkoni me njëri-tjetrin. Për shumë çifte, kjo fazë zgjat dhe krijohet një marrëdhënie eqëndrueshme. Por shpesh herë, ndjenja fillestare zbehet dhe vjen ndarja.

    Koha nuk është e përcaktuar: ndarja mund të ndodhë edhe pas disa muajsh, edhe pas viteve. Mund të jetë për shkak të mungesës së pasionit, ose sepse keni kuptuar se nuk jeni më të interesuar të investoni më shumë në këtë marrëdhënie. Nuk do të thotë që dashuria ka mbaruar, mund të keni ende ndjenja, por nuk ndjeni atë“shkëndijën” mes jush. Ndoshta e doni ende partnerin, por nuk jeni më të lumtur ashtu si më parë.

    Megjithatë, nëse vëreni ndonjë nga 10 shenjat e mëposhtme dhe përpjekjet tuaja për të ndryshuar nuk kanë efekt, ndoshta është koha për të lënë pas këtë lidhje.

    1. Nuk ju pëlqen të kaloni kohë bashkë

    A ju kujtohet kur edhe të bërit pazar me partnerin ishte aventurë?

    Kur kohën së bashku nuk e ndani më me kënaqësi apo interes, është një sinjal që diçka nuk po funksionon.

    2. Komunikim i ndërprerë

    Më parë kalonit orë të tëra për të diskutuar çfarëdo teme. Tani as nuk kërkon të flasësh dhe as nuk të intereson të fillosh një bisedë. Nëse nuk ke dëshirë ta përmirësosh këtë mungesë komunikimi, marrëdhënia mund të jetë drejt fundit.

    3. Marrëdhënien tuaj e krahasoni me të tjerët

    Krahasimi i vazhdueshëm me lidhjet e tjera mund të shkaktojë pakënaqësi dhe xhelozi. Kur shkon në ekstrem, është shenjë se diçka mungon në marrëdhënien tuaj dhe duhet të zbuloni me kujdes çfarë po ndodh.

    4. E ardhmja nuk ju emocionon

    Në marrëdhënie të balancuara dhe të shëndetshme, natyrshëm mendoni për të ardhmen, udhëtime, bashkëjetesë apo plane të përbashkëta. Nëse nuk ndjeni këtë entuziazëm, është një tregues se ndjenjat mund të jenë më të zbehta sesa mendoni.

    5. Intimiteti seksual ka marrë fund

    Reduktimi i aktivitetit seksuale është normal me kalimin e kohës. Por nëse seksi pothuajse mungon totalisht, mund të jetë sinjal që marrëdhënia nuk po funksionon.

    6. I shmangni kontaktet e ëmbla

    Nëse në mënyrë të qëllimshme distancoheni kur partneri përpiqet t’ju afrohet emocionalisht, lëvizni, shmangeni, nuk përqafoheni, kjo tregon një mungesë lidhjeje sentimentale.

    7. “Pasioni” për zënka është zhdukur

    Në vend të përballjes ose reagimit, zgjidhni indiferencën. Kur nuk ke më energji as për t’u kundërshtuar, marrëdhënia ka shkuar drejt një ndarjeje emocionale.

    8. Harroni çfarë thotë partneri

    Nëse harrojnë edhe gjërat kryesore që ju ka treguar, kjo nuk është për shkak të harresës, është mungesë e vëmendjes dhe interesi ndaj asaj që partneri ndan me ju.

    9. Filloni të kërkoni vëmendje jashtë lidhjes

    Kur interesimi për partnerin zbehet, ka raste që personat fillojnë të kërkojnë vëmendje diku tjetër, mesazhe të fshehta, dalje pa partnerin, të cilat shpesh janë një mënyrë për të mbushur boshllëkun emocional.

    10. Nuk ju merr më malli

    Nëse nuk ndiheni të shqetësuar kur jeni larg partnerit dhe ndjeni rehati apo lehtësi kur nuk jeni pranë, është një sinjal i fortë që dashuria po merr fund.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit