Një episod i tensionuar ka përfshirë dy nga banorët më të përfolur të Big Brother, Mateo dhe Rogerti ku pas debateve të ashpra që të dy kanë pasur në prime duket se situata është bërë më serioze në një moment gjatë natës.
Në video shihet momenti kur Mateo tërheq batanijen me të cilin ishte mbuluar Rogerti në krevat dhe në moment ky i fundit rrëzohet dhe bie në tokë.
Për këtë situatë kanë reguar menjëherë familjarët e Rogertit në rrjetet sociale, duke kërkuar që të ndëshkohet gjesti i Mateos me një zarf të zi për dhunën e ushtruar psikologjike, por dhe fizike prej të cilës goditja sipas tyre mund të ishte dhe fatale për jetën.
Për momentin, të gjithë syte janë te reagimi i produksionit dhe vendimet që mund të merren ndaj banorit që ka shkelur rregullat e bashkëjetesës.



