-0.5 C
Tirana
E diel, 28 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Dhunoi bashkëjetuesen dhe i publikoi videot online, arrestohet Aldor Nini, drejtuesi i Acromax

    Policia e Tiranës ka arrestuar Aldor Ninin, drejtuesin e Acromax.

    Sipas Policisë, Nini, ka dhunuar, përndjekur bashkëjetuesen e tij, e cila ka bërë kallëzim.

    Blutë bëjnë me dije se personi i arrestuar i identifikuar si A.N, dyshohet se ka publikuar një video të bashkëjetueses, pa pëlqimin e saj.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. N., 40 vjeç, pasi ka përndjekur dhe dhunuar vazhdimisht bashkëjetuesen e tij, si dhe dyshohet se ka publikuar një video të saj, pa pëlqimin e saj”- njofton policia.

    Së fundmi, gazetarja Anila Basha dhe drejtuesi i Acromax kanë pasur një përplasje të ashpër mediatike.

    Sipas portalit newsbomb.al të drejtuar nga Basha, Nini i ka bllokuar të gjitha profilet e rrjeteve sociale të kësaj medieje, pa të drejtë.

    Megjithatë, pavarësisht se përplasja në dukje është profesionale, mësohet se ngjarja është më e thellë se kaq.

    Vajza me të cilën Nini ka bashkëjetuar dhe që sipas Policisë e ka dhunuar e përndjekur, është mbesa e gazetares Anila Basha.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit