13.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    DiCaprio, sërish, ndahet nga e dashura sapo ajo mbushi 25 vjeçe

    Duket se ka marrë fund për çiftin Leonardo DiCaprio dhe të dashurën e tij Camila Morrone. Pas më shumë se katër vitesh së bashku, People raporton se ata janë ndarë, sipas burimeve të shumta. Pikërisht tani që ajo është 25 vjeçe!!!

    Ata e mbajtën marrëdhënien kryesisht private, duke qenë vetëm në disa ngjarje publike së bashku, duke përfshirë Oscar 2020, ku u ulën në rreshtin e parë me mikun e DiCaprio-s, Brad Pitt. Mendohet se u lidhën për herë të parë në janar 2018, pasi u panë së bashku në Aspen, Kolorado.

    Në vitin 2019, një burim tha për People se çifti ishte “shumë serioz”. “Padyshim që nuk është një marrëdhënie rastësore”, tha burimi i brendshëm. “Camila kalon shumë kohë në shtëpinë e tij. Camila njihet prej kohësh si e dashura e Leo-s. Dhe Leo e prezantoi atë me të dy prindërit e tij shumë kohë më parë.”

    Leonardo DiCaprio është një prej beqarëve më të famshëm në Hollywood. Që kur fitoi popullaritet në fund të viteve ’80 dhe në fillim të viteve ’90, jeta personale e aktorit ka qenë gjithnjë objekt bisede. Sot, DiCaprio ende njihet për vajzat e bukura që mban në krah. Siç dihet, ai duket se refuzon të lidhet me vajza mbi 25 vjeçe. Camila mbushi 25 vjeç më 16 qershor. Por kjo është një teori e internetit, të kuptohemi.

    Në fakt, Leo s’ka qenë kurrë me dikë mbi 25 vjeç. Kurrë. Marrëdhënia me cilëndo nga të dashurat e tij ka marrë fund para ose në momentin që ajo ka mbushur 25 vjeçe.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit