Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretuar këtë të hënë, kabinetin e ri qeveritar. Kjo vjen pak ditë pasi u dekretua për herë të katërt kryeministri Edi Rama.
Ajo që vihet re nga njoftimi i shpërndarë prej zyrës së shtypit të Presidencës, është se ministrja virtuale e Prokurimeve Publike, Diella, nuk është në mesin e ministrave të dekretuar.
Procedura për emërimin e qeverisë së re do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën në ditët në vijim, me betimin e kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë.
Njoftimi i Presidencës:
Pas emërimit të Kryeministrit, me dekretin e ditës së premte, datë 12.09.2025, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot ministrat e Qeverisë së Re, si dhe i përcolli dekretet Kuvendit të Shqipërisë për kompetencë.
Procedura për emërimin e Qeverisë së Re do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën në ditët në vijim, me betimin e Kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë.
Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës.
Presidenti Begaj dekretoi:
Emërimin e Këshillit të Ministrave;
Zonjën Belinda Balluku Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Zonjën Albana Koçiu Ministër i Punëve të Brendshme;
Zonjën Elisa Spiropali Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
Zotin Petrit Malaj Ministër i Financave;
Zotin Blendi Gonxhja Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit;
Zotin Sofjan Jaupaj Ministër i Mjedisit;
Zonjën Mirela Kumbaro Furxhi Ministër i Arsimit;
Zonjën Evis Sala Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Zonjën Delina Ibrahimaj Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit;
Zotin Besfort Lamallari Ministër i Drejtësisë;
Zotin Pirro Vengu Ministër i Mbrojtjes;
Zotin Andis Salla Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Zotin Ervin Demo Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor;
Zonjën Majlinda Dhuka Ministër Shteti dhe Kryenegociator;
Zonjën Adea Pirdeni Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin;
Zotin Toni Gogu Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.