8.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Dielli perëndoi për “Çarli Çaplinin” shqiptar!

    Një lajmj i trishtë kaploi ditën e sotme artin, teatrin dhe humori shqiptar. Mjeshtri i madh, Zef Deda u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare.

    Lajmi i trishtë është konfirmuar nga vetë djali i tij, duke u shprehur se babai i tij ndërroi jetë pasi prej kohësh përballej me një sëmundje të rëndë.

    Zef Deda, lindi në qytetin e Shkodrës më 27 korrik 1950, ku e nisi karrierën e tij në moshë të re pranë teatrit “Migjeni”.

    Me një karrierë të jashtëzakonshme që zgjati më shumë se 40 vjet, Deda bëri emër me performancat e tij të jashtëzakonshme në skenë dhe kontribuoi ndjeshëm në zhvillimin e humorit shqiptar.

    Ai u largua nga Shqipëria për një periudhë gjashtëvjeçare për shkak të emigrimit, por kthimi i tij në atdhe në vitin 1996 i gjeti fansat e komedisë duke e pritur me padurim.

    Zef Deda ishte i martuar me Rozina Dedën, dhe bashkë kanë dy djem, Marion dhe Julianin, i cili është gjithashtu aktor i njohur i humorit në Shqipëri.

    Humbja e Zef Dedës shënon një kapitull të mbyllur në historinë e arteve performative në Shqipëri.

    Ndërsa komuniteti artistik dhe dashamirësit e teatrit shprehin ngushëllimet e tyre, vepra dhe kujtimi i Zef Dedës do të mbeten të pavdekshme në zemrat dhe mendjet e shumë shqiptarëve që u rritën dhe u frymëzuan nga shpirti dhe fryma e tij e paharrueshme.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit