7.5 C
Tirana
E hënë, 19 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Dikur miq të ngushtë, Fifi flet pa filtra për Flori Mumajesin: Është muza ime e përjetshme, por m’i ka mbyllur urat e komunikimit

    Këngëtarja Fifi, ka qenë e ftuara e radhës në podkastin e Grida Dumës, kur përpos karrierës dhe familjes, ajo ka folur pa filta për raportin që ka sot me kantautorin e njohur, port ë larguar prej kohësh nga muzika, Flori Mumajesi.

    Dikur shokë shumë të mirë, e sot ata nuk kanë asnjë komunikim së bashku. Fifi thottë se nuk ka asnjë informacion për Florin, por çfarë të tjerët i kanë thënë për të, ajo i ve në dyshim si të pavërteta dhe se do të donte të dëgjonte prej tij.

    Unë nuk e di fare as ça bën Flori, as si është Flori. Kam pyt, por përgjigjet që kam marrë s’më kanë pëlqy. Thuhen shumë llafe dhe dalin të mos jenë të vërteta,” u shpreh ajo gjatë bisedës.

    Në një nga momentet më emocionale të intervistës, Fifi e quajti Flori Mumajesin “muzën time artistike përjetësisht”, duke pranuar se mes tyre komunikimi është i ndërprerë.

    I kam të bllokuara nga ai muret e komunikimit, nuk e di pse, por unë uroj shumë që ai të jetë mirë”, tha këngëtarja.

    Sipas Fifit, arsyeja e largimit të Florit nga muzika është zhgënjimi nga mosmarrja mbrapsht e asaj që ka dhënë në industri.

    Është i zhgënjyer nga mosmarrja, prandaj është mbase në atë gjendje që është”, u shpreh ajo, duke shtuar një tjetër këndvështrim mbi heshtjen e gjatë të artistit.

    Flori Mumajesi prej koësh është shkëput6ur nga muzika dhe askush nuk e di arsyen e vërtetë. Mungesa e Mumajesit ndihet dhe mungesa e tij vijon të ngjallë interes në publik.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit