17.5 C
Tirana
E premte, 7 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Dikush do t’i bashkohet Berishës? Një qeveritar është futur në listën e zezë të SHBA

    Një tjetër qeveritar është futur në ‘listën e zezë’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo ishte deklarata e analistit Lorenc Vangjeli në studion e ‘Top Story’ me Grida Dumën.

    Sipas Vangjelit dikush nga tryeza qeveritare i ka kthyer përgjigje negative amerikanëve, por këtë infromacion analisti e la ‘në hije’ duke mos dhënë më tepër detaje se për çfarë bëhet fjalë.

    Ndërkohë Sali Berisha është një ish-funksionar i lartë i Shqipërisë, i cili është shpallur non grada nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Është vetëm fillimi. Nisur nga hetimet e mëparshme të SPAK, çfarë duket është shumë më pak se çfarë vjen më pas. Ajo që vjen më pas është dhe më e rëndë… një tjetër lëvizje tektonike pritet të vijë.

    Është një sekret publik që qarkull në Tiranë për një tjetër anëtar të tryezës qeveritare, u ka thënë jo amerikanëve. Kanë shumë instrumente për të ndërhyrë, dhe një nga instrumentet është non-grata”, tha Vangjeli.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit