1.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Dikush t’i thotë Ulsi Manjas, se faqja e Ministrisë së Drejtësisë nuk është faqja e tij personale

    Institucionet shtetërore janë të njësuara me titullarin e tyre, nuk kanë transparencë e konceptin e shtetit dhe shtetformimit, as standarde llogaridhënie dhe përgjegjësi publike dhe më shumë se informacion ofrojnë propagandë.

    Faqet zyrtare të institucioneve janë të mbushura me njoftime të shkurtra të thata dhe të shoqëruara me foto të mëdha të titullarëve. Rastin më flagrant, Instituti i Studimeve Politike e sjell nga Ministria e Drejtësisë.

    “Buletini mujor maj 2022 paraqet 12 aktivitete kryesore të Ministrisë së Drejtësisë për këtë muaj dhe janë 12 lajme që kanë të bëjnë vetëm me ministrin shoqëruar me 12 fotografi, në të cilat shfaqet 12 herë… ministri! Madje edhe në adresat zyrtare të mediet sociale janë shënuar adresat personale të ministrit!”, vëren ISP.

    Ministri Ulsi Manja është ai që zë pjesën dërrmuese të materialeve që publikon në këtë faqe, megjithëse Ministria e Drejtësisë ka një organikë me rreth 150 punonjës dhe 13 institucione varësie me disa qindra e mijëra punonjës dhe rol në koordinimin e luftës kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

    Praktika të tilla të njëjta si Ministria e Drejtësisë gjenden edhe në buletinet mujore të Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrinë e Kulturës, Ministria e Bujqësisë, Ministres së Shtetit për Rininë e të tjera institucione.

    “Parametra të njëjtë negativë gjenden edhe në publikimet që bëjnë institucionet e tjera qendrore, përfshirë Kuvendi dhe qeveria, organet e reja të drejtësisë dhe institucionet kushtetuese”, thekson ISP.

    Sipas ISP, prirja e njësimit të titullarit me postin, i “privatizimit” të lajmit dhe jetës publike dhe i investimit në imazh personal, përbën devijim nga praktikat e mira të qeverisjes dhe sinjal negativ për konceptet e transparencës dhe llogaridhënies.

    “Për më tepër, produktet publike të institucioneve janë produkte që kryhen nga stafe që paguhen me taksat tona, kryesisht stafe imazhi/marketingu/marrëdhënie publike, pra duke sjellë edhe kosto financiare shtesë nga buxheti shtetëror, taksat tona dhe mjetet shtetërore në dispozicion. Në praktika të tilla është e dukshme se është abuzuar me funksionin publik, është kaluar sensi i masës dhe ofrohet një model prezantimi e informimi sesi nuk duhet të jetë”, deklaron Instituti.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit