6.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Diplomacia e “shtratit” që Berisha përdor herë pas here

    Ish-eurodeputetja Doris Pack, e cila është përdorur historikisht nga Sali Berisha, sa herë ky i fundit ka pasur ndonjë hall, reagoi pas mesazhit të ambasadores amerikane Yuri Kim, një ditë më parë.

    Pack shkruan se asnjë ambasador nuk sillet si Yuri Kim.

    “Zonja ambasadore Kim: nuk ka asnjë ambasador në ndonjë vend demokratik që sillet si ju. Ju po ndërhyni në mënyrë të vazhdueshme në çështjet e brendshme të Shqipërisë.

    Ju nuk i bëni asnjë nder vendit tuaj, SHBA-së. Më vjen turp nga ju,” shkruan Pack, e cila është përdorur si kamikaze nga Berisha për vite me radhë, falë edhe miqësisë së ngushtë që ajo ka pasur me Genc Pollon.

    Miqësi e cila për vite me radhë është përfolur në Tiranë dhe të cilën natyrisht, e ka shfrytëzuar Berisha me PD.

    Vetëm se tani as Pollo, as Pack, nuk kanë ndonjë peshë politike as në Shqipëri dhe as jashtë.

    Të dy janë në pension, dhe jo vetëm politik 🙂

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit