14.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Disa arsye pse mund të ndiheni të lodhur pas një gjumi të mirë

    po bën mjaftueshëm gjumë! Të gjithë kemi pasur ato net kur qëndrojmë zgjuar shumë vonë dhe e ndiejmë efektin e saj ditën tjetër. Por çfarë ndodh kur bëni mjaftueshëm gjumë dhe prapë ndiheni të lodhur?

    Në të vërtetë, cilësia e gjumit është po aq e rëndësishme sa sasia. Ja disa arsye të mundshme që mund të ndikojnë në lodhjen tuaj, edhe pas një gjumi të plotë.

    1. Çrregullime të gjumit

    Nëse ndiheni të përgjumur gjatë ditës, mund të jetë një shenjë e një çrregullimi të gjumit. Për shembull, apnea e gjumit, një gjendje që shkakton ndalimin e frymëmarrjes gjatë gjumit, shpesh i bën njerëzit të ndihen vazhdimisht të lodhur.

    Çrregullime të tjera të gjumit që shkaktojnë lodhje gjatë ditës përfshijnë:

    Pagjumësinë – Një çrregullim gjumi ku njerëzit kanë probleme me gjumin. Ata mund të kenë vështirësi të bien në gjumë, ose të qëndrojnë në gjumë për aq kohë sa dëshirojnë.

    Narkolepsinë – Ajo shkakton përgjumje të konsiderueshme gjatë ditës dhe “sulme gjumi”. Ajo karkterizohet nga një dëshirë dërrmuese për të fjetur dhe gjumë i dobët gjatë natës.

    Hipersominë – Një çrregullim i gjumit në të cilin ndjesia e përgjumjes nuk pushon kurrë, edhe pasi keni fjetur gjithë natën ose keni fjetur disa herë gjatë ditës.

    2. Probleme me gjendrën tiroide

    Në disa raste, lodhja juaj mund të jetë një shenjë e problemeve me gjendrën tiroide. Konkretisht, një tiroide e ngadaltë, e cila nuk prodhon mjaftueshëm hormone, mund të ngadalësojë metabolizmin dhe të çojë në lodhje të vazhdueshme.

    3. Probleme të shëndetit mendor

    Nëse keni përjashtuar çrregullimet e gjumit dhe çështje të tjera të lidhura me gjumin, mund të konsultoheni me një mjek për të parë nëse lodhja juaj ka lidhje me stresin apo me një sëmundje mendore. Gjendje si ankthi apo depresioni mund të ndikojnë që të ndiheni të lodhur gjatë ditës edhe nëse keni bërë mjaftueshëm gjumë. Çrregullimet e humorit si çrregullimi bipolar apo çrregullimi dismorfik para menstruacioneve mund të shkaktojnë ndjesi lodhjeje gjatë ditës.

    4. Anemia

    Në disa raste, ndjenja e vazhdueshme e lodhjes mund të jetë shenjë e anemisë. Edhe nëse bëni tetë orë gjumë, mungesa e hekurit mund të shkaktojë mungesë energjie nëse nuk trajtohet. Përveç lodhjes, do të përjetoni dhe simptoma të tjera që lidhen me aneminë. Nëse ndiheni vazhdimisht të lodhur edhe pas një gjumi të plotë, mund të jetë e dobishme të konsultoheni me një specialist për të identifikuar arsyen dhe për të gjetur zgjidhjen e duhur.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit