12.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Mars, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Disa nga arsyet përse mund të keni djegie vaginale pas seksit

    Djegia vaginale pas seksit mund të shkaktohet prej arsyeve të ndryshme. Shkaktarët më të zakonshëm përfshijnë infeksionet e traktit urinar, reaksionet alergjike ndaj lubrifikantëve ose prezervativëve, si dhe ndjeshmërinë e lartë të lëkurës.

    Ja disa nga faktorët kryesorë që mund të shkaktojnë djegie vaginale pas seksit:

    1. Mund të jetë pasojë e lodrave të seksit

    Materiali i tyre është ajo çfarë mund t’ju shkaktojë acarim të lëkurës e ndërsa një tjetër arsye mund të jetë dhe higjiena e tyre. Ndoshta s’po i lani siç duhet dhe përpiquni të përdorni sapunë apo locione që s’përmbajnë asnjë lloj arome.

    2. Pasojë e detergjentëve të rrobave

    Enzimat, përbërësit, aromat dhe gjithë kimikatet e tjera mund të shkaktojnë në mënyrë direkte reaksion alergjik, djegie ose kruajtje.

    3. Mund të jenë të brendshmet tuaja

    Materiali i mbathjeve është një tjetër faktor që ndikon në djegien e vaginës. Jo vetëm që disa materiale të caktuara janë të parehatshme dhe jo miqësore me lëkurën, por mund të shkaktojnë krijimin e baktereve dhe rritjen e tyre.

    4. Pasojë e stresit

    Stresi ndikon në shumë funksione të trupit, përfshi këtu hormonet dhe si rezultat edhe tharjen vaginale. Kur kryeni marrëdhënie pa lubrifikimin e nevojshëm, kjo thatësi mund të shkaktojë ndjesi djegieje në vaginë.

    5. Mund të jetë prej tamponëve

    Nëse s’e vendosni siç duhet apo e fusni më thellë mund të keni një ndjesi diegieje vaginale.

    6. Kujdes me produktet që po përdorni

    Jo sapun në vaginë! Kujdes dhe me locionet që përdorni pasi pH-i juaj ka nevojë për balancë.

    7. Mjetet mbrojtëse ose lubrifikantët

    Sidomos nëse lëkura juaj është e ndjeshme.

    8. Sperma

    Ndodh rrallë, por edhe sperma mund të shkaktojë alergji tek vagina juaj, prandaj nëse është kjo sigurohuni të merrni masa.

    9. Ndryshimet hormonale

    Sidomos gjatë menopauzës, nivelet e estrogjenit nisin të ulen dhe një nga pasojat është thatësia vaginale. Barnat, aktiviteti seksual i rregullt dhe stimulimi vaginal mund të ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit