Egla është ndër banoret më të komentuara të këtij “BBVA 3” dhe në fakt, ajo s’të lë kurrë pa material. Që prej veprimeve, durimit, situatave që shkakton e deri te shprehjet epike që janë thjesht lot.
Kemi përzgjedhur disa shprehje ose ngatërresa të Eglës, të cilat mund t’i lexosh dhe ta vazhdosh ditën me buzëqeshje
E nisim nga më e freskëta: “Qingji i urtë pi tre t’ëma” – Domethënë, është pi 2 nëna, por versioni i Eglës është si më interesant.
“Çuna t’urtë jemi të gjithë ne” – I gjithë “BBVA 3” është një çun i urtë.
“Nuk mund të hysh si karotë, të rrish si kastravec dhe të dalësh si patate” – Në një bisedë me Albin, Egla e këshilloi që të rrijë brenda shtëpisë, por duke përmendur gjithë perimet që mund t’i përdorësh për supë.
“Zhapik shushunje” – Referuar debatit me Gracianon. Pra, praktikisht, Egla krijoi një mutacion.
“Duhet të kesh pak tru për ta zbuluar, ti trurin e ke, por s’e ke mjaftueshëm sa të vish e të më thuash “Egla, më fal, kam gabuar” – Mënyra më e re për ta bërë dikë të të kërkojë falje.
“M’u hiq sysh, ose rri si qiri” – Drejtuar Meritonit kur po e bezdiste gjatë natës.
“Zonja dhe zotërinj, miss Londra. Dua paqen në botë” – Drejtuar Françeskës kur i prishi krevatin.
“Ke nderin të flasësh me një nga personazhet e mi” – Në një debat me Endrikun, i cili e pyeti se me cilin nga personazhet e Eglës po fliste.
Dhe ëmbëlsira për në fund: “Je një p*rdhë me rigon, je një fytyrë e salduar me spërcka majdanozi”.