Edhe pse narcizmi dhe sjelljet narciste priren të jenë më të zakonshme te burrat, ai është i përhapur edhe tek gratë, pavarësisht se shfaqet në sjellje të ndryshme (dhe shpesh, më të zakonta se te burrat). Këtu janë disa prej këtyre shenjave:
1. Ajo është viktima në çdo skenar
Kjo tendencë drejt viktimizimit është një tipar i zakonshëm i narcisteve, të cilat për të fituar empati nga të tjerët, janë të gatshme të krijojnë skenaret e përkryera që i nxjerrin ato si viktimat.
2. Jashtëzakonisht xheloze për gratë e tjera
Ekspertët argumentojnë se gratë narciste përballen me zilinë e tyre patologjike duke sabotuar dhe duke folur keq për suksesin e njerëzve të tjerë, veçanërisht grave të tjera apo dhe vajzave të tyre.
3. Të bën “komplimente”
Një nga sjelljet e vështira për të mos u vënë re te gratë me çregullim narcist të personalitetit është aftësia e tyre për të maskuar kritikat si një kompliment. “Sa bukur dukesh sot! Se dje s’të shkonte fare ajo bluza.” Kemi hasur të gjithë të tillë njerëz apo jo?
4. Janë të dashura vetëm kur duan diçka mbrapsht
Narcisteve u mungon empatia, por shpesh do të luajnë “personin e mirë” ose do të tregohen shumë të kujdesshme ndaj dikujt tek i cili besojnë se mund të marrin diçka.
5. Ndryshon personalitetin me të gjithë njerëzit
Duke marrë parasysh se ato janë të prirura të marrin gjithë vëmendjen medoemos, është e pamundur që gratë narciste të ndihen të sigurta dhe në kontroll pa u përshtatur me personalitetin e personave që kanë përballë.
6. Shfrytëzon asetet femërore për të arritur gjëra
Narcistet priren të gjejnë punët më të mira dhe të tërheqin njerëzit e duhur për to, sepse janë në gjendje të bëhen tepër karizmatike, me “zgjidhjen” e përsosur për problemet e tyre: feminilitetin.
7. I kthen bisedat gjithmonë nga vetja
Ato jo vetëm që janë të gatshme të ndërpresin bisedat ose të kritikojnë dikë tjetër për të rikthyer vëmendjen te vetja dhe egoja e tyre, por flasin për veten më shumë se një person mesatar, duke fryrë arritjet e tyre dhe duke rrëzuar të tjerët nëse është e nevojshme.
8. Është super e fiksuar me rrjetet sociale
Aktivizimi i shpeshtë në Instagram, shpenzimi i orëve të tëra duke kuruar platformat e tyre sociale, ose ndarja e përmbajtjeve që pasqyrojnë statusin e tyre të perceptuar social, një nga sjelljet e narcisteve që është e vështirë ta humbasësh sapo t’i vëresh është varësia e tyre nga rrjetet sociale.