16.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Disa ushqime që duhet të keni në tryezën e Vitit të Ri, për të pasur sa më shumë fat dhe para

    Tradita e do që Viti i Ri të pritet me gjel deti, përshesh, pije dhe familjen. Por, për të pasur sa më shumë fat në vitin 2023, ju sugjerojmë që në tryezën festive, të shtoni këto ushqime:

    Lakër

    Sipas një tradite që e ka zanafillën në Gjermani, lakra sjell begati, fat dhe jetëgjatësi. Lakra simbolizon edhe fat në të ardhura, ndaj besojmë se ju duhet në tryezë.

    Fasule

    Në Egjiptin e lashtë, mendohej se fasulet, si një produkt që vjen nga toka dhe natyra, tregon përulje dhe admirim ndaj perëndive, çka sillte edhe prosperitet në jetën e njerëzve.

    Ushqime jeshile

    Ngjyra jeshile simbolizon fat dhe para. Pra, përpos sallatës ruse, mos harroni edhe një sallatë jeshile në tavolinë.

    Thjerrëza

    Thjerrëza = monedha. Shumë thjerrëza = shumë monedha.

    Rrush

    Në kulturën filipineze, duhet të konsumoni 12 kokrra rrushi, për 12 muajt në vijim. Kokrrat e rrushit duhet të hahen në mesnatë, kur viti tjetër mbërrin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit