Presidenti në ikje, Ilir Meta ka postuar një foto në rrjetet sociale në ditën e tij të fundit në zyrën e Presidencës.
Meta ka postuar një foto më fëmijët e tij dhe shkruan se ishte një nder dhe priviligj për të të shërbent si president i Republikës të Shqipërisë.
“Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë.
Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën!
Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare! Zoti e bekoftë Shqipërinë!” shkruan Meta në postimin e tij.
Nesër ai pritet të marrë drejtimin e LSI.