Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në SPAK.
Ai do të pyetet nga prokurorët për çështjen e 21 janarit.
Berisha u pa teksa kaloi pragun e prokurorisë dhe në dorë mbante një dosje.
Ai e ka shmangur për 15 vjet me radhë përballjen me drejtësinë, për vrasjen e 4 demonstruesve para Kryeministrisë.
Vetëm një ditë më parë, Berisha i trembur nga SPAK, pranoi se vrasjet e 21 janarit janë krim shtetëror, por sipas tij ishin padashje. Ndërsa, mori në mbrojtje Gardën duke thënë se ka vepruar sipas ligjit.



