18.5 C
Tirana
E diel, 11 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ditë e re, kamikaz i ri: Po na i vrasin gratë…

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen numër 10 të qytetit të Korçës mbrëmjen e të dielës, ku  Aleko Myrtollari ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij Marjola Myrtollari.

    Ishte vajza 16 vjeçare ajo e cila ka lajmëruar policinë pasi ka gjetur nënën të plagosur.

    Sipas informacioneve nga vendngjarja, thuhet se çifti kishin prej kohësh grindje dhe probleme mes njëri-tjetrit dhe 1 muaj e gjysmë më parë janë shpërngulur nga Tirana në Korçë. Bashkëshorti Aleko Myrtollari ushtronte dhunë ndaj Manjola Myrtollarit.

    Në banesë kanë qenë fëmijët e çiftit, por autori (babai) i ka nxjerrë jashtë dhe më pas ka qëlluar disa herë më thikë bashkëshorten.

    Nga ana tjetër, bëhet me dije se bashkëshorti konsumonte alkool, dhe rrinte shpesh i dehur.

    Ai punonte jashtë shtetit për pak muaj, ndërsa bashkëshortja ishte e papunë.

    Sipas të dhënave, çifti i bashkëshortëve jetonin me qira, kishin konflikte për motive xhelozie, bashkëshorti që dyshonte te gruaja e tij për tradhti.

    Burime nga spitali bëjnë të ditur se gruaja ndodhet në reanimacon në gjendje tepër kritike për jetën.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit