Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor “Lezhë–Shkodër”, pranë fshatit Gocaj, ku kanë ndërruar jetë dy persona dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Viktima të këtij aksidenti janë çifti i bashkëshortëve Elona dhe Petrit Florini, të cilët janë përplasur me një tjetër automjet ku udhëtonte nëna me dy fëmijët e saj të mitur, 6 dhe 2 vjec, të cilët kanë mbetur të plagosur.
Petrit Florini ishte efektiv policie, ndërsa e shoqja mësuese.
Rrethanat e aksidentit vijojnë të mbeten të paqarta.
Për nxjerrjen e viktimave nga automjeti është dashur ndërhyrja e ekipit të zjarrfikëses, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
“Lezhë / Informacion paraprak
Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Lezhë–Mabë”, në vendin e quajtur Gocaj, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete: automjeti me drejtues shtetasin F. L. dhe automjeti me drejtues shtetasin P. F
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasi P. F., rreth 53 vjeç, si dhe pasagjerja në këtë mjet, shtetasja E. F., rreth 45 vjeç, bashkëshortë.
Gjithashtu, janë dëmtuar 3 pasagjerë që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin F. L., konkretisht bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti”, njofton policia.



