16.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    DJ PM sqaron ata që e kritikuan për propozimin e rremë që i bëri Sarës

    DJ PM ka dëgjuar shumë kritika e komente gjatë ditëve të fundit, pasi i bëri Sarës shakanë e famshme të propozimit. Në dasmën e mikut të tij, i shkoi në mendje ta “propozonte” Sarën me një kuti unaze…bosh.

    Me çfarë pamë nga videoja virale, Sara e kaloi me shumë finesë, por ndjekësit vazhdojnë të kërkojnë shpjegime dhe duan të dinë për prapaskenat. A u nervozua Sara?!

    “Perderisa Sara e ka ditur paraprakisht që do bëj shaka dhe përderisa e ka postuar vetë nuk ka vend për nervozizëm, e as nuk do të ketë kurrë. Edhe kur t’i propozoj s’besoj që do e hedh videon me plot foto tjera bashkë por do e hedhim si video të veçantë, keshtu që jam i lumtur që kam 1 person që i kupton shakatë sepse përndryshe jeta do ishte negativitet. Nëse i propozoj ndonjëherë s’do e bëj diku ku t’i marrë vëmendjen të tjerëve e aq më pak në dasmën e shokut tim të ngushtë”- sqaron DJ PM.

    Pra, nga përgjigja e PM jo vetëm u sqaruam, por mësuam dy gjëra të reja:

    1- Sara e paska ditur fillimisht shakanë

    2- DJ PM paska ndërmend t’i propozoka  dhe kësaj here prej vërteti!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit