20.5 C
Tirana
E enjte, 31 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Djali bën me faj nënën pastruese për grabitjen e 500 mijë eurove: Nuk do ia fal kurrë

    Nga ambientet e paraburgimit, Havier Dobit, i riu, i cili së bashku me të ëmën e tij akuzohet se kanë grabitur me qindra mijëra euro, i ka shkruar letër të atit të tij dhe të dashurës.

    Në letrën e siguruar nga mediat, Dobi i shkruar të atit se është shumë mirë, por i kërkon që ta nxjerrë sa më parë që aty, pasi shprehet se i vjen të vrasë veten.

    Më tej ai shton në letër se këtë gjë nuk do ia falë kurrë të ëmës.

    “Babai im i dashur, jam shumë mirë. Mos u bëj merak. Duhet të jesh sa më i qetë. E mora letrën që kishe shkruar dhe mu mbushën sytë me lot, mu shkatërrua zemra.

    Të lutem, të lutem me zemër që të bësh gjithçka që të më nxjerrësh të lutem. Jam bërë si mos më keq, nuk dua veten time. Më vjen të vras veten.

    Po të lutem të bësh cdo gjë, nuk rri dot më. Dhe mamit nuk do ja falja kurrë këtë gjë. Mos u bëj merak, ju dua shumë. Do dal vetëm për ju”, shkruan ai.

    Gjithashtu 23 vjeçari i ka kërkuar të dashurës së tij, që e etiketon si ‘nuçja’, që të bëhjë durim se maksimumi do rrijë në burg 2 muaj dhe më pas do të dalë i lirë.

    “Nuçja ime, dashuria ime, jeta ime, bota im. Sot unë dal në gjyq për shkak të muhabetit. Dua të më presësh 2 muaj. Pavarësisht se jam këtu, por më shpirt e zemër jam me ty.

    Të dua shumë me shpirt e zemër, jeta ime. Nuçja ime. Do të më marrë malli shumë, të puth fort,”-shkruhet ndër të tjera në letër.

    Kujtojmë se, Rozeta dhe Havier Dobi, nënë e bir, janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi akuzohen për vjedhjen e qindra mijëra eurove në një shtëpi ku gruaja punonte si pastruese.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit