12.5 C
Tirana
E martë, 7 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Djali është i trembur, vetëm qan”, aktori Herion Mustafaraj publikon bisedën telefonike me Parashqevi Simakun: Janë thënë shpifje për mua!

    Aktori Herion Mustafaraj, ka reaguar pas akuzave të familjes Simaku, duke publikuar një video teksa zhvillon një bisedë telefonike me këngëtaren Parashqevi Simaku, e cila u gjet e pastrehë në rrugët e New York pak javë më parë.

    Në video, Mustafaraj përpiqet të sqarojë marrëdhënien e tij me Parashqevinë, ndërsa shprehet se është përballur me probleme në vendin ku punon për shkak të situatës së krijuar.

    Ai tregon se në hotel ka pasur probleme pasi u thanë fjalë të padëshiruara për të, ndërsa Parashqevia tregon se djali i saj Luka, është shfaqur i trembur pas takimit me të dhe vetëm qan.

    Herioni: Unë ta thash ty o zemra, Ilirit ti ja merr telefonin dhe i thua i thua dua të flas me Herionin. Ti e pe ça na bënë aty.

    Parashqevia: I thash, a e more ti Herionin në  telefon. Unë i thash të shkojmë te Fadili, te një studio regjistrimi këtu, që të shkojmë të bëjmë një incizim

    Parashqevia: Edhe Roberti të luaj kitarë dhe Luka do qetësohet se ai vetëm qan, është shumë i trembur

    Herioni: Vivi dëgjo vëllain, mua mu hap icik punë te hoteli se dolën ca llafe që ishin të padëshiruara që s’kishin ndodhur, u shpikën dhe kam shumë probleme zemra më kupto Herionin, se unë dua të jem me ty çdo sekond, nuk e kam problem fare. Kam dashuri e dëshirë…

    Kjo video e publikuar nga aktori Herion Mustafaraj, vjen pas akuzave të mbesës së Parashqevisë, Ina Simakut. Kjo e fundit e ka akuzuar aktorin duke pretenduar se ai ka cënuar privatësinë dhe sigurinë e Parashqevisë.

    Në një deklaratë pak ditë më parë, ajo u shpreh se aktori ka hyrë në dhomën e këngëtares pa leje duke përdorur kartën e punës së tij në hotel.

    “Herion Mustafaraj rastësisht punon në hotelin ku është strehuar Parashqevia dhe ka bërë disa veprime dashakeqe! Ka hyrë pa leje në dhomën e saj me çelësin e punës”, ka deklaruar Ina Simaku.

    Ndërkohë, Herioni ka treguar se ka pasur miqësi të hershme me Parashqevi Simakun, por akuzat e familjes së saj janë të pavërteta.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit