Nga Bledi Mane
Agron Hita ka qenë një burrë i nderuar, oficer ushtrie që i shërbeu atdheut në Tepelenë, Përmet e Vlorë. La pas emrin e mirë, ndershmërinë, karakterin e fortë dhe dy fëmijë me këmbë në tokë.
Fahri Balliu gazetar mediokër regjimesh nisi lëpirjen me Enver Hoxhën, vazhdoi me Ramiz Alinë, u hodh te Sali Berisha, u përlye me gjakun e Gërdecit dhe la pas dy fëmijë njëri më derdimen se tjetri.
Dje teksa lajmet njoftonin emërimin e Krenar Hitës si drejtori më i ri i Policisë së Shtetit, djali i Fahriut që ushqehet dhe jashtëqit me taksat tona, filloi ta sulmojë. Njësoj siç sulmon Fahriu dhe Saliu, pa fakte, pa skrupuj, pa cipë e plot mllef.
Krenar Hita nuk ka nevojë për mbrojtjen time në facebook por djali i Fahriut duhet ta dijë se ky oficer karriere ka punuar në Policinë e Shtetit që nga koha kur Berisha ishte kryeministër dhe Flamur Noka ministër rendi.
Shko i biri i Fahriut hapi dosjet, kontrolloja punën kryepolicit, gjeji sikur shkeljen me të vogël dhe lidhjet e tij me krimin e mos hezito ta kallzosh në Spak ose ta demaskosh në parlament e në media.
Ti je deputet i ri dhe trego maturi e përkushtim, trego që di të bësh politikë të re ndryshe nga babai yt kodosh e qerata i mykur.
Nga babi yt Fahriu që donte më shumë kunatën se sa gruan dhe na la peshqesh një djalë që do më shumë Saliun se sa Fahriun!



