-2.5 C
Tirana
E shtunë, 22 Shkurt, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Djali i pastorit Akil Pano, kamikaz i Berishës, shpall kandidaturën për Primaret në PD

    Jonathan Pano, djali i pastorit Akil Pano, që prej kohësh flet si kamikaz i Sali Berishës, ka shpallur kandidaturën e tij për primaret e Partisë Demokratike, për zgjedhjet e 11 majit.

    Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai tha se vendimi i tij ka ardhur pas një periudhe reflektimi dhe lutjeje. Jonathan u shpreh se ky angazhim buron nga dëshira e tij për të shërbyer dhe për të mbrojtur vlerat e familjes dhe të ardhmen e Shqipërisë.

    Ai theksoi se angazhimi i tij publik ka qenë gjithmonë në shërbim të të vërtetës dhe drejtësisë, duke luftuar kundër korrupsionit dhe për një Shqipëri ku të rinjtë të kenë mundësi për të ndërtuar jetën e tyre.

    “E di që politika shpesh mund të shihet si një fushëbetejë e papastër, por ne nuk mund të largohemi nga ajo dhe të lëmë bosh vendin që duhet të zërë e vërteta. Prandaj, unë zgjedh të qëndroj dhe të luftoj për të drejtën, me integritet dhe besnikëri ndaj Zotit dhe jush,” shkruan Pano.

    Reagimi i plotë i Jonathan Panos: 

    Të dashur motra dhe vëllezër, qytetarë të Tiranës, e të gjithë Shqipërisë!

    Pas një kohe reflektimi dhe lutjeje, kam marrë vendimin të kandidoj në primaret e Partisë Demokratike të Shqipërisë për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025. Nuk është një hap i lehtë, por është një angazhim që buron nga thirrja ime për të shërbyer dhe për të qëndruar në mbrojtje të familjes, vlerave dhe të ardhmes së Shqipërisë.

    Siç e dini, angazhimi im publik ka qenë gjithmonë në shërbim të të vërtetës, drejtësisë dhe të së mirës së përbashkët. Kam luftuar për të mbrojtur familjen, për të denoncuar korrupsionin dhe për të ndërtuar një Shqipëri ku të rinjtë nuk detyrohen të largohen, por të kenë shpresë dhe mundësi për të ndërtuar jetën e tyre këtu.

    E di që politika shpesh mund të shihet si një fushëbetejë e papastër, por ne nuk mund të largohemi nga ajo dhe të lëmë bosh vendin që duhet të zërë e vërteta. Prandaj, unë zgjedh të qëndroj dhe të luftoj për të drejtën, me integritet dhe besnikëri ndaj Zotit dhe jush.

    Në këtë rrugëtim, kërkoj lutjet dhe mbështetjen tuaj. Mbi të gjitha, kërkoj që të luteni që Zoti të drejtojë çdo hap timin, të më japë mençuri dhe forcë për të qëndruar i patundur në besim.

    Së bashku, mund të bëjmë ndryshimin! Së bashku, mund të mbrojmë familjen dhe të ndërtojmë një Shqipëri të drejtë dhe të begatë!

    Për Zotin, familjen dhe kombin!

    I juaji, Jonathan Pano (Xhoni)

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit