5.5 C
Tirana
E martë, 24 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Dje i godiste me shkop kokës demokratët, tani Ervin Salianji bëhet gati të drejtojë PD-në në Parlament

    Brenda Partisë Demokratike kanë nisur procedurat për shkarkimin e Enkelejd Alibeajt nga drejtimi i Grupit Parlamentar.

    Sipas burimeve brenda PD-së, mësohet se janë mbledhur mbi 20 firma, ndërsa Ervin Salianji është kandidatura potenciale për ta zëvendësuar atë. Por, teksa Alibeaj po kërkon të largojë kundërshtarët nga Grupi Parlamentar, deputetët kanë nisur procedurat për shkarkimin e tij.

    Ervin Salianji ka mbledhur mbi 20 firma të nevojshme për ta larguar Alibeajn dhe për të marrë drejtimin e grupit.

    Pasi të grumbullohen nënshkrimet e nevojshme, topi kalon në fushën e kryetares se Kuvendit Nikolla, e cila duhet të marrë një vendim për betejën e re të demokratëve në Kuvend, pasi mbi tryezën e saj ajo ka jo vetëm shkresën e Alibeaj mbi konfigurimin e grupit kuvendor demokrat, por duhet te shprehet edhe për kërkesën e Salianjit që gëzon mbështetjen e 21 deputetëve.

    Ironia eshte se Ervin Salianji deri nje vit me pare, ishte kundershtar i eger i Berishes, krah Bashes, madje u filmua me shkop ne dore duke goditur demokratet qe donin te merrnin seline e PD.

    Sot, Berisha behet gati ta zgjedhe kryetar grupi ne Parlament.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit