5.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Do arrestohet Berisha? Deputeti që i futën preshin më ’97-n paralajmëron lëvizje popullore

    Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste,Taulant Balla, njoftoi dje se  Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sesionit të ri që fillon në shtator “situatën e papranueshme dhe absurde se si një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e madhe, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij”.

    Edhe pse nuk e përmend emrin e tij, qartazi Balla i referohet Sali Berishës. Deputeti Tritan Shehu në një intervistë thotë se deklaratat e Ballës janë fushekzjarre për të zhvendosur vëmendjen nga aferat korruptive të qeverisë Rama.

    “Taulanti hedh gjithmonë fishekzjarre, kërkon të heqë vëmendjen nga incineratorët, shkatërrimi ekonomik, korrupsioni, afera e portit të Durrësit, nga ajo që Shqipëria po zhytet gjithmonë e më tepër në varfëri.

    Kërkon të tërheqë vëmendjen dhe nga lëvizja popullore e cila po ngrihet dhe do të ngrihet përherë e më e fortë në Shqipëri. Të mos merremi me të tilla gjëra”, tha ai.

    I pyetur a kanë frikë se PS mund të mbledhë votat për të nxjerrë Berishën jashtë Parlamentit, Shehu tha se ai apo dhe ndonjë deputet tjetër i opozitës, edhe mund të arrestohet.

    “Ndonjë ditë dhe mund të arrestohen deputetë e opozitës, po shkojmë drejt një diktature. Jemi në pragun e viteve ’45. Problemet dhe rreziqet janë për demokracinë shqiptare, jo për individët.

    Këto përballohen vetëm me lëvizjen popullore. Ky regjim shembet, përballet, bllokohet vetëm me lëvizje popullore”, u shpreh Shehu.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit