12.5 C
Tirana
E enjte, 9 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Do e çoj çështjen në gjykatë…” – Elton Ilirjani reagon ndaj ‘thashethemeve’ të Shqipe Hysenajt për Parashqevi Simakun!

    Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj ka treguar rreth udhëtimit të saj në SHBA dhe thashethemet që kishte dëgjuar.

    Një ndër to kishte të bënte me artisten Parashqevi Simaku, ku u shpreh se shqiptarët e Amerikës që kanë emigruar shumë vite më parë nuk flasin fjalë të mira për Parashqevin dhe periudhën e saj të artë kur ishte këngëtare e njohur, por thonë se e tradhëtonte burrin e saj me shumë meshkuj të tjerë të martuar, fjalët u përhapën dhe ata nuk e ftonin më nëpër dasma, për këtë arsye karriera e saj u shkatërrua dhe përfundoi në atë gjendje të mjerueshme.

    Lidhur me këtë deklaratë publike të Shqipes ka reaguar menjëherë, biznesmeni Elton Ilirjani, i cili ka qenë personi më i afërt së fundmi me Parashqevinë, i cili e strehoi dhe i dha ndihmë, pasi ajo u gjet në një stacion treni në New York, dhjetorin e kaluar.

    Ilirjani ka dalë në mbrojtje të figurës dhe dinjitetit të Prashqevisë dhe është shprehur:

    “Parashqevi Simaku është legjendare e muzikës shqiptare! Një nga figurat më të dashura të të gjithë shqiptarëve! Të merresh me llafe dashakeqe apo aq më ulët për klikime është çnjerëzore! Kjo bëhet edhe më e rëndë kur vjen nga “Askushët””.

    Përveç se ka mohuar të gjithë ‘thashethemin’ e Shqipes, Ilirjani tregoi se Parashqevia i është larguar skenës për arsye të tjera më madhore, të cilat nuk dëshiron t’i përmendë për të mos krijuar lajm.

    Më tej ka shtuar se nuk do ta lërë çështjen me kaq, por do të hedh në gjyq Shqipe Hysenajn për shpifje dhe prishje imazhi ndaj Parashqevi Simakut!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit