Batutat e Luiz Ejllit nuk kursehen as për ish-banorët e sezoneve të kaluara.
Së fundmi, vëmendja e fituesit të BBV2 është ndalur te Xum Allushi, një nga personazhet më viralë të edicionit të kaluar.
Luizi ka rikthyer në vëmendje frazën e famshme të Xumit, i cili deklaronte shpesh me bindje: “Unë do t’i fik dritat e kësaj shtëpie,” duke nënkuptuar se do të ishte fituesi apo banori i fundit.
Gjatë një bisede me banorët aktualë, Luizi tregoi me humor momentin kur ishte takuar me Xumin pas daljes së tij nga shtëpia.
Sipas Luizit, Xumi e kishte pyetur nëse besonte se do t’ia kishte dalë të “fikte dritat” po të mos ishte eliminuar për shkak të incidentit të ndodhur.
Përgjigja e Luizit ka qenë epike dhe ka shkaktuar të qeshura në shtëpi:
“Me aq sa kam parë, veç një mënyrë kishe ti me ia fik dritat asaj shtëpie: Po t’i linte Top-i pa paguar,” tregoi Luizi se i kishte thënë.



