Një ngjarje e rëndë u raportua ditë më parë në qytetin e Vlorës ku Rinald Rakipaj ra në prangat e Policisë pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare.
Lidhur me këtë ngjarje u diskutua mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Story”.
Pjesë e panelit ka qenë dhe gazetarja Aulona Musta e cila ngriti alarmin dhe shqetësimin se si prindërit e 15-vjeçares, por dhe të shoqeve të saj, i lejuan që të kalojnë natën jashtë shtëpisë.
Sipas saj sjellja e prindërve në këtë rast është një mungesë përgjegjësie.
“Si mundet familja, tre familje jo një, të vajzave 15 vjeçare të gënjehen kaq lehtësisht që këto po flenë të njëra- tjetra.
Kam tentuar edhe unë në kohën time, kur kam qenë më e madhe se 15 vjeç, nuk bëhej fjalë. 20 vjeç i thoja mamit do fle te shoqja.
Ok po marr në telefon thoshte, mamin e shoqës, do flesh apo jo. Dhe bëhet fjalë për shoqe të ngushta fare që njiheshin familjarisht.
Këtu fillon problemi, sepse unë s’mund të futem te pjesa e policisë, drogës, se nuk është kompetenca ime.
Po të ketë arritur familjes shqiptare në këtë lloj menefregizmi që ti mos kesh përgjegjësi për fëmijën 14 vjeç, për vajzën 14 vjeç që largohet pa pikën e problemit dhe të gënjen kaq kollaj natën, për mua ky është një problem shumë i madh”, tha Aulona.