Flamur Noka ka bërë një gjest të turpshëm në mes të Kuvendit.
Ndërsa kishte marrë fjalën në foltore dhe po fliste për zgjedhjet e 11 majit, Noka ka nxjerrë në mes të sallës gishtin e mesit.
“Shqiptarët do votojnë vetëm një numër, numrin 1, aleancën për Shqipërinë Madhështore.
Nuk ka për t’iu votuar kush juve jo. Asaj 5 neve ia ulim një gisht. Noc rrokun ju”, tha Noka.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali i tërhoqi vëmendjen, por Noka e përsëriti gjestin e turpshëm.