14.5 C
Tirana
E hënë, 28 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Do na kesh te dera sërish”, Adriatik Lapaj “zgjohet nga gjumi” dhe paralajmëron sërish protestë pas rritjes së karburanteve

    Duket se shoqëria civile do të dalë sërish në shesh para kryeministrisë lidhur me çmimet e larta të karburanteve në vend.

    Kështu, së paku ka lajmëruar Adriatik Lapaj në Facebook pasi Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin.

    Ai shkruan se ky çmim absolutisht i papërballueshëm për fuqinë tonë ekonomike duke shtuar se protestuesit do t’i ketë sërish në shesh.

    “Nafta sot 248 lekë. Çmim absolutisht i papërballueshëm për fuqinë tonë ekonomike. Këto 2 muaj asnjë nga profesorët e divanit që ngrinte pretendime se si bëhen protestat nuk e ngriti zërin. As nuk belbëzoi 1 fjalë.

    Ata që baltë hedhin si tubacion ujërash të zeza sapo dikush guxon të ngrejë zërin kundër së keqes, kundër shtypjes. Asnjë nga ata nuk u pa shesheve apo nuk na udhëhoqi në rezistencë.

    Koha është treguesi më i mirë. Koha i tregon të tërë e gjithçka. Tani dy fjalë për qeverinë: Do na kesh te dera sërish”, shkruan ai.

    Kujtojmë që Lapaj dhe disa të tjerë nisën protestat disa javë më parë për rritjen e çmimeve, por i lanë në mes ato, pa dhënë ndonjë shpjegim.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit