18.5 C
Tirana
E diel, 10 Gusht, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    ‘Do shitet 100 mijë euro’, gazetari kandidat për deputet i Bashës i bën dhuratë Berishës

    Gjatë konferencës së sotme, kreu i PD ka marrë një dhuratë nga një prej gazetarëve. Ai iu drejtua  Sali Berishës duke i thënë se me rastin e ditëlindjes, redaksia i kishte përgatitur si dhuratë portretin e tij të pikturuar.

    “Kjo pikturë pas disa vitesh do shitet 100 mijë euro”, tha gazetari, ndërsa Berisha nuk i ka kursyer buzëqeshjet, duke e falënderuar për dhuratën.

    Por nga një kërkim i thjeshtë në rrjetet sociale shohim se gazetari që i bëri dhuratën Berishës, quhet Almer  Toska dhe është një ‘fans i zjarrtë’ i kreut të PD.

    Almer Toska, ishte edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit nga radhët e PD.

    Ai shfaqej i irrituar me kryetarin e PD së asaj kohe, Lulzim Basha që i kishte lënë pa lekë gjatë fushatës.

    Sipas gazetarit, kandidatët e Fierit kishin marrë nga 2 deri në 4 milionë lekë për  fushatë, para që sipas tij nuk mjaftuan as për t’ju dhënë kafe njerëzve. Gazetari që i bëri dhuratë Berishës Almer Toska, ishte kandidat për deputet i PD,  në Qarkun e Fierit, në zonën e Roskovecit.

    Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Fierit, Almer Toska, ka bërë dhe një deklarim skandaloz në rrjetin social ‘Facebook’ ku i fyen shqiptarët e Kosovës: “Kosovarët nuk janë shqiptarë. Janë turq të përzier me serb”.

    'Do shitet 100 mijë euro’, gazetari kandidat për deputet i

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit