9.5 C
Tirana
E enjte, 12 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Do shkoj prapë të mërkurën”, tifozi i Shqipërisë që u fut në fushë gjatë ndeshjes me Italinë tregon si i lindi ideja

    Sami Rexhepi ishte tifozi që u fut në fushë teksa kombëtarja luante me Italinë ishte këtë mbrëmje në një intervistë përmes Skype në Top Arena.

    Ai tregoi se ideja i lindi para se të luhej ndeshja, si një “bast” me të birin.

    Ai tha se do të shkojë edhe të mërkurën në stadium në Gjermani, por nuk tregoi për ndonjë plan të radhës për t’u futur në fushë.

    Pjesë nga intervista në Top Arena:

    Rexhepi: Tani ndodhem te shtëpia ime… jetoj në Gjermani.

    Si të erdhi ideja?

    Rexhepi: Isha duke fol me djalin, i thashë më shih në televizor. Prita 80 minuta dhe u futa brenda.

    Pse u fute kur Shqipëria po krijonte gjithë ato raste?

    Rexhepi: E pashë që loja po mbaronte dhe hyra brenda

    Kë kishe lojtar të preferuar?

    Rexhepi: Të gjithë janë për mua

    Çfarë ndodhi me policinë më pas?

    Rexhepi: U gjobita, por do presim çfarë do ndodhë. Por edhe do ketë probleme, por e dija që mund të ketë probleme

    Nëse të përjashtojnë nga stadiumet?

    Rexhepi: Më kanë ndaluar në Itali të futem në stadiume…

    Të mërkurën do të shkosh?

    Rexhepi: Normale që do të shkoj!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit