9.5 C
Tirana
E enjte, 23 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    ‘Do shkojë 40 gradë në hije”, java nis me vapë ekstreme, të martën “do jetojmë në vitin 2050”

    Shqipëria është mbërthyer nga temperatura të larta, ndërkohë që kjo javë do të shënojë disa rekorde termike në mbarë botën.

    Temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C, të matura në hije, dhe ato të mëngjesit nga 22-26 °C në orë.

    Disa nga vendet e Evropës po përjetojnë temperatura deri në 42 °C.

    Tirana pritet të ngjitet deri në 39°C, 9 gradë më shumë se vlerat normale të muajit, të matura në hije, kurse në diell shkojnë më shumë.

    Kjo valë e të nxehtit do të jetë deri të shtunën, që do të sjell temperatura deri në 41 °C në Gjirokastër e Elbasan.

    Meteorologët në Mbretërinë e Bashkuar studiuan modelet e klimës në verën e vitit 2020 për të parashikuar rritjen e temperaturave në 3 dekada, shkruan CNN.

    Simon Lee, një shkencëtar në Universitetin Columbia në Nju Jork, vuri në dukje ngjashmërinë e habitshme midis parashikimeve ekstreme për vitin 2050 dhe parashikimit për fillimin e kësaj jave.

    “Parashikimi për të martën është pothuajse identik me atë që e prisnim të ndodhte vetëm në 2050-n”, shkroi Simon në Twitter, duke shtuar se “ajo që do përjetojmë të martën tregon një pasqyrë të së ardhmes”.

    Kjo situatë do të zgjasë disa ditë. Vapa ekstreme është konsideruar si një nga ngjarjet më vdekjeprurëse vitet e fundit, duke shkaktuar vështirësi në rrugët e frymëmarrjes si dhe probleme me sëmundjet e zemrës për ata më të dobëtit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit