Një fotografi e publikuar nga gazetari dhe botuesi Çim Peka, me aludimin se personi që shkëmben mesazhe me një të panjohur dhe që i ofron një orë luksoze është Taulant Balla, ka ndezur një debat dhe reagime të shumta në rrjetet sociale.
Këto reagime kanë nxitur edhe një reagim të kreut të Grupit Parlamentar të PS, i cili i pyetur nga Newsbomb, ka deklaruar se gjitha është një lajm i rremë që nuk ka aspak lidhje me të.
“Është një fake news, sepse ai nuk është telefoni im”, është shprehur Taulant Balla, duke theksuar për redaksinë se do të kallëzojë penalisht gazetarin dhe botuesin Çim Peka, ndërsa e sfidon që të publikojë fotografinë e plotë.
Politikani socialist mohon kategorikisht që fotografia të ketë lidhje me të. Aq më tepër mesazhet që pretendohet se janë shkruar prej tij dhe bashkëbiseduesit të panjohur.
“Do e kallëzoj penalisht Qimin”, i tha ai Newsbomb. “Le të nxjerrë foton e plotë dhe del kush është. Si mund të nxjerrësh një ekran celulari dhe të thuash ky që shkruan është Taulant Balla”, shtoi kreu i Grupit të PS.



