8.5 C
Tirana
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Do të bëhej hataja…”, Nikollë Lesi mund të futet në shtëpinë e Big Brother?!

    I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Nikollë Lesi. Drejtuesi i medias së shkruar Koha Jonë zbuloi në Top Albania Radio më shumë detaje në lidhje me mënyrën se si ai e ka analizuar BBV dhe se a mundet që një lider si në shtëpinë më të famshme në Shqipëri të jetë edhe lider në politikë.

    Është politika një Big Brother sipas tij?

    “Big Brother është një show i madh që zhvillohet në shumë shtete të Europës. Në Shqipëri, dua të mbetem pak tek Luizi sepse kam qenë vetë dëshmitar në lokale dhe kafene që kur vinte ora e ‘Prime’-t ishin të gjithë Luizi-Olta.

    Nëse do ta lidhja me politikën Parlamenti i sotëm ose i viteve të fundit është një Big Brother i keq. Një shumicë dërrmuese them sepse ka edhe deputetë shumë të mirë, korrekt, pofesionistë. Por në vitet e fundit Parlamenti ka degraduar në disa element, pa identitet, pa karizëm”, tha ai.

    Me tej Nikollë Lesi u shpreh se banorët e BBV3 kanë veshur një parzmore duke qenë se edhe kanë parë edicionet e mëparshme. Në momentin që Elona e pyeti nëse do t’i vinte ftesa për t’u bërë banor i shtëpisë së BBV, Nikollë Lesi u përgjigj se do të bëhet hataja e madhe.

    “Po të kisha ofertë dhe po të vendosja në Big Brother do të bëhej hataja, merre si të duash”, tha Lesi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit