12.5 C
Tirana
E premte, 13 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Do të çlodhesh, por në fakt lodhesh? Ja pse mund të ndodhë

    Tingëllon e çuditshme, por, në fakt edhe përpjekjet tona për t’u çlodhur mund të bëhen burim stresi, duke çuar në një fenomen të njohur si “stresslaxing”.

    “Stresslaxing” i referohet ankthit që lind kur ne stresohemi në momentet kur kemi shumë nevojë për t’u çlodhur. Ky efekt paradoksal mund të çojë në rritjen e ankthit dhe shqetësimit, duke e bërë të vështirë çlodhjen.
     
    Pse përpjekja për t’u çlodhur mund t’ju stresojë?

    Truri, veçanërisht amigdala (zona e trurit që luan një rol qendror në përpunimin dhe kujtesën e emocioneve), i reziston pushimit “të detyruar”, pasi është vazhdimisht në kërkim të rrezikut.

    Një tjetër faktor kryesor pse nevoja për relaks mund të kthehet në burim stresi është dhe mospërcaktimi i kufijve. Dinamika e punës dhe e jetës ka mjegulluar kufijtë midis punës dhe kohës së lirë, duke e bërë të vështirë përcaktimin e kohës së vërtetë të pushimit.

    Strategjitë efektive për një pushim efektiv

    Vendosni kufij të qartë

    Ndani punën nga jeta pas pune dhe kufizoni përdorimin e teknologjisë në mbrëmje.

    Praktikoni qetësinë aktive

    Përdorni teknika që përfshijnë qetësimin gradual të muskujve dhe fokusimin në frymëmarrjen e ngadaltë.

    Theksoni arritjet tuaja

    Bëni një listë të aktiviteteve që tashmë janë arritur nga ju dhe mos harroni të festoni edhe fitoret tuaja më të vogla.

    Angazhohuni në meditime të shkurtra

    Edhe 5 minuta frymëmarrje të thellë ose meditim mund të jetë gjithashtu një teknikë relakuese.
    Përdorni teknikën 5,4,3,2,1: Identifikoni 5 gjëra që mund të shihni, 4 gjëra që mund të prekni, 3 gjëra që mund të dëgjoni, 2 gjëra që mund të nuhasni dhe 1 gjë që mund të shijoni. Rizgjoni shqisat tuaja.

    Shkëputja nga dinamikat e përditshmërisë nuk është gjithmonë aq e lehtë sa duket, veçanërisht në botën digjitale që na mban të mbërthyer pas ekraneve. Megjithatë, duke kuptuar zbatuar këto teknika efektive, ju mund të përmirësoni mirëqenien tuaj të përgjithshme duke përqafuar “qetësinë e vërtetë”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit