Prej disa ditësh, në rrjetet sociale kanë qarkulluar aludime për një ndarje të mundshme mes këngëtares së njohur Fifi dhe partnerit të saj, Adis Patushi.
Shkak për këto aludime është bërë fshirja e disa fotografive të përbashkëta të çiftit nga profilet e tyre në rrjetet sociale, një veprim që ka ngjallur dyshime nga ndjekësit e tyre.
Në llogarinë e saj në TikTok, Fifi ka bërë repost disa video me përmbajtje që lidhen qartazi me dhimbjen e një ndarjeje. Një nga to shprehet:
“Do të doja të mos të të kisha takuar kurrë, do të doja të mos të të kisha pëlqyer kurrë, të mos kisha humbur kohë me ty.”
Në ripostimet e Fifit në TikTok vërehen një sërë fotosh dhe videosh, të cilat flasin për vetminë, vuajtjen dhe dhimbjen.
Në një nga videot e ripostuara thuhet:
“Një ndër ndjenjat më të vështira për një grua është kur ajo përpiqet të flasë me një burrë lidhur me atë që e lëndon, por në vend që ai të dëgjojë shqetësimin e saj, nis të mbrojë veten.”
Në një tjetër video thuhet se djemtë kanë frikë të duan një grua që ka vuajtur.
Po ashtu, ajo ka ndarë dhe disa këngë që flasin për dashurinë e humbur për shkak të tradhtisë.
Nga ana tjetër, as Adisi nuk ka mbetur pas me postimet.
Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar një krizë të mundshme. Dyshja janë prindër të një djali, ndërsa lidhja e tyre e dashurisë nisi pak kohë pasi Fifi doli nga “BBVA 1”, në vitin 2022.