21.5 C
Tirana
E enjte, 3 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Do të jetë në qeveri”, Edi Rama mban premtimin e fushatës për Ina Majkon

    Ina Majko, kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në Delvinë, është emëruar sot zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Vendimi është zbardhur nga Kryeministria.

    Majko vjen si përfaqësuese e komunitet rom. Ajo garonte në listën e hapur të PS-së, por nuk arriti të zgjidhej deputete.

    Emërimi

    Me një vendim të posaçëm, Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra zëvendësministrin e deritanishëm, Niko Hyka.

    Vendimi parashikon që lirimi nga detyra të hyjë në fuqi menjëherë dhe të publikohet në “Fletoren Zyrtare”.

    Në të njëjtën mbledhje, me propozim të kryeministrit Edi Rama, është vendosur emërimi i Ina Majkos në postin e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

    Edhe ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit